Kuriozitete

Shkence

Teknologji

Shendetesi

Shkence

sadasd

Posted by Unknown on Monday, January 14, 2013 | 0 comments | Leave a comment...

Na rrofte interneti

Krijohet qeliza amë nga gjaku i pacientit

Posted by Unknown on Tuesday, December 11, 2012 | 0 comments | Leave a comment...

Ekipi i shkencëtarëve britanikë ka shfrytëzuar gjakun e të sëmurit për të prodhuar prej tij qeliza amë të “personalizuara” të cilat mjekët shpresojnë që do të mund t’i shfrytëzonin për një varg sëmundjesh, dhe nuk përcillen nga rreziku i mospranimit apo refuzimit, përcjell BBC.Ekipi i shkencëtarëve nga universiteti i Cambridge thekson që ky do të ishte një prej burimeve më të thjeshta dhe më të sigurta të qelizave amë.
Në hulumtim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Stem Cells: Translational Medicine”, qelizat janë shfrytëzuar për ndërtimin e mureve të reja të damarëve të gjakut. Por, ekspertët tërheqin vërejtjen që akoma nuk është e qartë se sa të sigurta janë për përdorim këto qeliza.
Qelizat amë janë shpresa më e madhe e hulumtimeve të sotme mjekësore, sepse mund të shndërrohen në cilindo lloj të qelizave prej të cilave përbëhet organizmi i njeriut, prej qelizave trunore, pastaj të zemrës e deri tek ato të eshtrave. Një prej burimeve të qelizave amë është embrioni por veprimet e tilla janë të dyshimta nga ana etike, dhe njëkohësisht bartin edhe rrezikun e mospranimit apo refuzimit sepse nuk bëhet fjalë për qelizat e trupit personal.
“Jemi të shastisur që kemi zhvilluar një metodë praktike dhe efikase të krijimit të qelizave amë nga qelizat e gjakut”, thotë Amer Rana, e cila ka marrë pjesë në hulumtim.

Klori Në Ujë Mund Të Ndikojë Në Shfaqjen E Alergjive

Posted by Unknown on | 0 comments | Leave a comment...

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i njerëzve që janë alergjikë në një artikull – tash bëhet fjalë për ujin nga çezma, përkatësisht produkti i klorit – diklorfenol.
Studimet që ishin kryer në kolegjin amerikan Albert Ajnshtajn kanë vërtetuar se për një numër të madh alergjish fajtor është uji që vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga çezma – përkatësisht klori. Klori që mbetet në rubinetet e ujit mund të shkaktojnë reaksionin e organizmit dhe krijon ndjeshmërinë në një grup ushqimesh.
Edhe pse niveli i klorit në ujë kontrollohet në mënyrë të rreguIlt, çdo ditë u jemi të ekspozuar kemikaleve. Tashmë një përqindje prej 4% e fëmijëve kanë një formë të alergjive, prandaj alergjitë nuk kanë kursyer as personat e rregullt.
Hulumtime të shumta tashmë janë duke u bërë në këtë drejtim dhe besohet se klori në ujë ndikon në masë të madhe në shfaqjen e alergjive të ndryshme, por se një kujdes më i shtuar do të tregohet ndaj fëmijëve, të cilët nuk kanë mundësi të tregojnë simptomat e alergjive.

Çaji I Gjelbër, Pija Më E Mirë Për Dimër

Posted by Unknown on | 0 comments | Leave a comment...


Kafja dhe çaji janë pijet e ngrohta më të popullarizuara. Dhe derisa secila nga këto pije ka përparësitë e veta, shkencëtarët theksojnë që çaji i gjelbër është më efikas dhe zgjedhja më e mirë dimrit, ndërsa sjellin edhe 3 arsye pse çaji i gjelbër është mirë të pihet në dimër.

Ka Lindur Në 12:12, Bën 12 Vjeç Në 12.12. ’12

Posted by Unknown on | 0 comments | Leave a comment...

Një djalë nga Alabama bën 12 vjeç në 12 dhjetor të 2012, në orën 12:12, koha e saktë e lindjes së tij. Me mijëra të tjerë bëjnë 12 vjeç këtë javë, por Kiam Moriya ka një koeçidencë të çuditshme 12-tash. Prindërit e tij thanë se do të shkojnë në shkollë në këtë orë dhe do të festojnë së bashku ditëlindjen.
“Shumë nga shokët e mi nuk e besojnë”, thotë Kiam, madje ka nga ata që kërkojnë verifikimin e certifikatës së lindjes së djaloshit. Kaim, me origjinë japoneze ka lindur në vitin 2000, dy-tre javë para kohe dhe ka qëndruar në inkubator për rreth një muaj, citon albanianscreen . “Kjo është një minutë e një jete të tërë, ju e dini, e gjitha është 12?, vijon 12-vjeçari. Babai i tij Kazua, vuri në dukje rëndësinë fetare të 12-tave.

Fundi I Botës, Ofrohen “Udhëtime Për Në Parajsë Dhe Ferr”

Posted by Unknown on | 0 comments | Leave a comment...

Pasi shfrenimi për fundin e botës sipas parashikimit të kalendarit Maya, po arrin kulimin, një Agjenci Turistike në Kiev, propozon një përvojë krejt ndryshe dhe të paimagjinueshme.
Fundi i ardhshëm i botës, mund të shndërrohet në një përvojë “luksoze” dhe të vetme, pasi një agjenci turistike në Kiev, ofron paketa udhëtimi për në “Parajsë” dhe në “Ferr”,me çmime të arsyeshme dhe garanci kthimi të shumës së parave në rast se ju nuk kënaqeni nga udhëtimi surprizë!
Paketa “Heaven All Inclusive” përfshin një biletë të klasit të parë për në Parajsë më dt. 21 dhjetor, si dhe një udhëzues turistik. Por, për ata të cilët janë më të apasionuar me peripecitë, ofrohet “Rënie e lirë në Ferr”, si dhe një udhëzues se si të mbijetoni në Ferr.
Përsa i përket kostos së biletës për në “Parajsë” është 15 dollar, citon alb-observer.com, ndërsa për në “Ferr” 18 dollar. Nëse dikush preferon përvojë të kompletuar, mund të blejë gjithë paketën me ofertë prej 75%.
Më e çuditshmja e historisë ishte se vërtet kjo ofertë u publikua në sajtin zyrtarë të agjencisë më të madhe turistike në Kiev, por që më vonë rezultoi një “shaka e pafajshme”.
Kështu deklaroi frymëzuesi i kësaj shakaje, pas trazirës që shkaktoi në internet dhe në Ukrainë, nga shumë qytetar të irrituar, citon alb-observer.

Fotografohet Heliksi I Dyfishtë I ADN-Së

Posted by Unknown on | 0 comments | Leave a comment...

Edhe pse kurrë nuk e kanë parë me sytë e tyre, shkencëtarët e dinë që struktura e ADN-së është e përbërë nga zinxhiri spiral. Ata e dinë këtë falë teorisë molekulare dhe teknikës së vjetër që njihet si kristalografi rëntgeni, përmes të cilës mostra e pikave konvertohet në fotografi me ndihmën e matematikës.Por, tani shkencëtarët për herë të parë kanë arritur të krijojnë fotografinë e vërtetë të zinxhirit të ADN-së me ndihmën e mikroskopit elektronik.
Fotografinë e ka bërë Enzo di Fabrizio nga Universiteti në Gjenovë të Italisë, ashtu që ka nxjerrë një zinxhir të vogël të ADN-së nga tretja e tëholluar, dhe më pas e ka vendosur si varg mes dy shtyllave të silikonit me madhësi prej vetëm disa nanometrash.
Problemi më i madh në këtë procedurë ishte gjetja e zinxhirit të izoluar të ADN-së që do të mund të tërhiqej dhe vështrohej përmes mikroskopit elektronik. Di Fabrizio e ka arritur këtë ashtu që ka krijuar mostrën e shtyllave të cilat kanë refuzuar ujin. Kur është avulluar e tërë lagështia, ka mbetur vetëm zinxhiri i ADN-së.
Për të fituar një fotografi me rezolucion të lartë, Di Fabrizio në bazë të shtyllave ka shpuar vrimëza të vogla, dhe më pas drejt tyre ka shkrepur një snop të elektroneve.
Kjo teknikë do t’u mundësojë shkencëtarëve që të hulumtojnë ADN-në në mënyrë shumë më të detajuar, si dhe që më qartë të shohin interaksionet e ADN-së me proteinat dhe ARN-në.

Na Ndiqni

You can subscribe by e-mail to receive news updates and breaking stories.

Most Popular

Publicitet

Lajmet e Reja